Si mund të porosis një produkt?
Në faqen e produktit klikoni “Porosit në WhatsApp” dhe na dërgoni mesazhin e parapërgatitur, ose klikoni “Bli me këste me iute” për të aplikuar online. Mund të na telefononi edhe në numrin tonë ose të vini direkt në dyqan.
Si funksionon blerja me këste me iute?
Zgjidhni produktin, klikoni “Bli me këste me iute”, plotësoni të dhënat dhe aplikimin në dritaren e sigurt të iute. Pas miratimit ju kontaktojmë për dorëzimin. Kësti mujor tregohet direkt në faqen e produktit.
Sa kushton transporti?
Transporti është falas për të gjitha produktet, në të gjithë Shqipërinë.
A kanë garanci produktet?
Po. Çdo produkt shoqërohet me garanci. Kushtet e garancisë për secilin produkt ju konfirmohen në momentin e porosisë.
Çfarë ndodh nëse kam problem me kompjuterin pas blerjes?
Ofrojmë servis dhe suport teknik edhe pas blerjes. Na shkruani në WhatsApp ose ejani në dyqan dhe stafi ynë do t’ju ndihmojë.
A mund ta shoh produktin para se ta blej?
Sigurisht. Na vizitoni në Rruga Don Bosko, Tiranë, nga e Hëna në të Shtunë, 09:00 – 20:00.
Nuk e gjetët përgjigjen?
Na shkruani, ju përgjigjemi shpejt.